Policia britanike ka nisur një kërkimet pasi dy valixhe me mbetje njerëzore u zbuluan në urën e varur Clifton në qytetin jugperëndimor të Bristol.

Policia e Avon dhe Somerset njoftoi se mori një telefonatë në orën 23:57 me kohën lokale një ditë më parë, për një burrë me një valixhe që “vepronte në mënyrë të dyshimtë” në urë. Në kohën kur oficerët u shfaqën, burri ishte zhdukur, por u gjetën dy valixhe që përmbanin mbetje njerëzore.

Policia nuk e ka identifikuar ende viktimën, megjithëse hetimet fillestare kanë konstatuar se burri ka marrë një taksi në urë. Një kërkim në shkallë të gjerë u krye gjatë disa orësh duke përfshirë helikopterin e policisë dhe rojet bregdetare, por burri nuk u gjet.

Autoritetet ende nuk mund të konfirmojnë nëse eshtrat ishin të më shumë se një personi, ndërkohë ka nisur analizat për të gjetur kush është viktima.