Të burgosurit që kanë kryer 40% të dënimit të tyre do të lirohen për të ndihmuar në zbutjen e mbipopullimit, ka njoftuar qeveria britanike.

Sekretarja e Drejtësisë Shabana Mahmood tha se dështimi për të vepruar tani rrezikon “kolapsin e sistemit të drejtësisë penale dhe një prishje totale të ligjit dhe rendit”, duke përfshirë plaçkitjen dhe trazirat në rrugë.

Ministrja i sapoemëruar fajësoi Rishi Sunak dhe qeverinë e tij në se ishin “shumë të dobët për të marrë parasysh shenjat paralajmëruese”.

Më shumë se 10,000 të burgosur u liruan herët nën qeverinë e mëparshme midis tetorit të vitit të kaluar dhe qershorit të këtij viti, ka thënë qeveria e re.

Të burgosurit në Angli dhe Uells, përveç shkelësve me vepra të rënda, zakonisht lirohen pasi kanë kryer 50% të dënimit.

Nga shtatori, kjo do të ulet në 40%.

Kryetari i Shoqatës së Oficerëve të Burgjeve, Mark Fairhurst, tha për Sky News se kjo mund të nënkuptojë se rreth 5,500 të burgosur lirohen sipas skemës në muajt e parë.

Reduktimi i kohës së vuajtur nuk do të zbatohet për ata që kanë kryer vepra të rënda të dhunshme me dënime prej katër vjetësh ose më shumë.

Të dënuarit me vepra të rëndë gjithashtu nuk do të lirohen më herët. Ata aktualisht duhet të kryejnë dy të tretat e dënimit të tyre pas hekurave ose duhet të vendosin Bordi i Lirimit me Kusht nëse mund të lirohen.