Në rastin më të fundit të shfrytëzimit të punonjësve emigrantë në Itali, policia thotë se shfrytëzuesit, gjithashtu nga India kishin sjellë në vend punonjës bujqesie me viza të përkohshme pune duke u kërkuar atyre 17,000 euro secili, me premtime të rreme vendesh te rehatshme pune dhe rroga të mira.
Zyrtarët thanë se kishin liruar 33 punonjës indianë bujqësie në kushte skllavërie në provincën veriore Verona dhe kishin sekuestruar më shumë se gjysmë milionë euro nga të dyshuarit si abuzues të tyre.
Raste të shfrytëzimit të emigrantëve në Itali dolën në dritë muajin qe shkoi pas vdekjes së një punonjësi indian frutoresh i cili qe braktisur nga pronaret, pasi makineria i kishte këputur krahun.
Në arrestimet e sotme u mësua se shfrytëzuesit sillnin emigrantët nga India për të punuar shtatë ditë në javë me pagesë 4 euro/ora, derisa ata të ‘shlyenin borxhet e tyre’ që përcaktoheshin nga trafikantët, çka policia përcaktonte si trajtim skllavërie.
Italia ka mangësi krahu pune për sezonin e verës në bujqësi që shpesh plotësohet me emigrantë të paguar keq, të cilët vijnë me një sistem abuziv vizash, shkruan rrjeti turk TRTWorld.