Zv.kryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka publikuar shifrat e përpunimit të mallrave në Portin e Durrësit.
Balluku deklaron se “21% më shumë njësi kontejnerike janë përpunuar në gjysmën e parë të vitit 2024 në Terminalin e Konteinerëve në Portin e Durrësit, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023”.
Konkretisht, në janar-qershor u përpunuan 82,616 njësi kontejnerike ndërsa në 6-mujorin e parë të këtij viti u përpunuan 100,290 kontejnerë.
Janë me qindra punonjës të sektorit publik e privat që kontribuojnë në ecurinë e proceseve normale për qindra përdorues portualë që çdo ditë e kanë aktivitetin e tyre profesional të lidhur me Portin e Durrësit.