Një grua që kreu 43 vite burg për një vrasje që nuk e kishte kryer, është liruar nga qelia pasi u vërtetua pafajësia e saj.
Sandra Hemme ishte 20 vjeçe kur u shpall fajtore për vrasjen me thikë të punonjëses së bibliotekës Patricia Jeschke nga St Joseph, Missouri, në nëntor 1980, dhe u dënua me burgim të përjetshëm.
Nuk kishte asnjë provë që e lidhte atë me krimin, përveç një rrëfimi që ajo dha nën efektin e qetësuesve në një spital psikiatri, që nxitën dyshime për përfshirjen e saj në krim.
Tani 64 vjeç, ajo besohet se ka kryer dënimin e gabuar më të gjatë të një gruaje në historinë e SHBA, sipas përfaqësuesve të saj.
Ekipi i saj ligjor në Projektin Innocence tha se ata janë mirënjohës që Hemme më në fund është ribashkuar me familjen e saj dhe ata do të vazhdojnë të luftojnë për të pastruar emrin e saj.
Ndërsa ajo nuk është më e burgosur, çështja e saj është ende duke u shqyrtuar. Vendimi origjinal prej 118 faqesh i gjyqtares së Gjykatës së Qarkut Ryan Horsman, që e rrëzoi dënimin e saj, erdhi më 14 qershor. Gjykata tha se avokatët e Hemme kishin prova të qarta për pafajësinë e saj, duke përfshirë prova që nuk iu dhanë ekipit të saj mbrojtës në atë kohë.
“Gjykata konstaton se tërësia e provave mbështet në pafajësisë e të akuzuarit,” përfundoi gjyqtari Horsman.
Hetimet zbuluan se policia lokale injoroi provat që drejtoheshin drejtpërdrejt te një nga oficerët e tyre, Michael Holman, i cili më vonë shkoi në burg për një krim tjetër dhe vdiq në 2015.
Kamioni i Holmanit u pa në zonë ditën e vrasjes, dëshmia e saj se nuk kishte lidhje me ngjarjen nuk mund të vërtetohej. Madje dyshimet për të u rritën pasi ajo përdori kartën e kreditit të Patricia Jeschke, me pretendimin se e gjeti atë në një kanal.
Një palë vathë ari dallues të identifikuar nga babai i zonjës Jeschke u gjetën gjithashtu në shtëpinë e Holman.
Asnjë nga këto nuk iu zbulua ekipit mbrojtës të Hemme në atë kohë, thuhej në hetime.
Hemme u mor në pyetje nga policia disa herë nën ndikimin e ilaçeve antipsikotike dhe një qetësuesi të fuqishëm pasi u shtrua në mënyrë të pavullnetshme në një spital psikiatrik. Ajo kishte marrë herë pas here trajtim psikiatrik që kur ishte 12 vjeç.
Përgjigjet e saj ishin të pakta dhe ajo nuk ishte plotësisht e vetëdijshme për atë që po ndodhte, treguan dokumentet e gjykatës, dhe ndonjëherë mezi e mbante kokën drejt dhe kishte dhimbje nga spazmat e muskujve, një efekt anësor i ilaçeve.
Vendimi i gjyqtarit Horsman vuri në dukje se asnjë provë mjeko-ligjore nuk e lidhte Hemme me vrasjen. Ajo nuk kishte asnjë motiv dhe nuk kishte dëshmitarë që e lidhnin atë me krimin.
Sandra Hemme më në fund doli nga burgu të premten dhe tashmë sipas BBC, do të jetojë me motrën e saj.
Pas lirimit, ajo u ribashkua me familjen në një park aty pranë, ku përqafoi motrën, vajzën dhe mbesën.
Avokati mbrojtës Sean O’Brien tha se ajo do të ketë ende nevojë për ndihmë sepse ajo ka kaluar pjesën më të madhe të jetës së saj në burg dhe do të jetë e vështirë për një kohë të përshtatet me realitetin dhe shoqërinë.