Mëngjesin e sotëm, në portin e Durrësit është ankoruar një nga megajahtet më madhështorë të prodhuar së fundmi.

“Luminance”, me gjatësinë e tij mbresëlënëse prej 138.9 m është prodhuar në kantierin prestigjioz Lurssen me bazën Bremen-Gjermani

Nga ekspertët e detarisë ky megajaht konsiderohet një nga mjetet lundruese më madhështore dhe luksoze, që ekzistojnë

Ky megajaht iu dorëzua pronarit të tij në maj të këtij viti.

Ekspertët e industrisë parashikojnë që Luminance mund të mirëpresi të paktën 24 të ftuar në 12 dhoma luksoze, ndërsa ofron hapësirë ​​për një ekuipazh të dedikuar prej 40 personash.

“Luminance” parashikohet të arrijë shpejtësinë maksimale mbi 20 nyje.

Njëriu më i pasur i Ukrainës, miliarderi Rinat Akhmetov, themeluesi i kompanisë investuese System Capital Management, Azov Stahl, është pronari i “Luminance”.

Vlera e “Luminance” është rreth 500 milionë dollarë, me kosto vjetore të funksionimit dhe mirëmbajtjes rreth 50 milionë dollarë.