Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar sërish për atentatin që iu bë ndërsa ishte duke mbajtur një fjalim në Pensilvani, ku edhe mbeti i lënduar.

Tramp ka kthyer sërish vëmendjen tek atentati i ndodhur gjatë një interviste të dhënë për Fox News. Ai ka thënë se zyrtarët e sigurisë nuk e paralajmëruar nëse kishte probleme përpara se të mbante fjalim në Pensilvani.

“Askush nuk e përmendi, askush nuk më tha se kishte problem. Unë do të prisja për 15 minuta, por askush nuk foli, ka thënë ai.

Nga ana tjetër zëdhënësi i Shërbimit Sekret Anthony Guglielmi ka mohuar akuzat se agjencia ka refuzuar kërkesat e ekipit të Trump për më shumë burime sigurie.