Kombëtarja shqiptare në boks kthehet me medalje ari nga turneu ndërkombtar “Internazionale Delle Aquile”, që u zhvillua fundjavën që lam pas në Itali.
Shqipëria u përfaqësua me 6 boksierë, ku katër prej tyre ishin sportist të Klubit Shumësportësh Teuta, të udhëhequr nga trajneri Enton Kikrri dhe zv.trajner Gestjan Domi, si dhe një boksier nga Kamza e një nga Shijaku.
Konkurrenca ishte e madhe në Lignano (Venecia), pasi merrnin pjesë shteti si Italia, organizatore, Kroacia, Shqipëria dhe Portugalia.
Në peshën 70 kg Jurgen Hajri i fitoi të dyja ndeshjet, ndërsa në peshën 75 kg Leo Xhangoli, arriti një fitore shumë të rëndësishme, duke mundur kroatin Duje Kutlesa në kategorinë U18.
Në ndeshjen e kthimit kundërshtari nuk u paraqit, dhe Leo Xhangoli e mbylli me një triumf eventin, duke regjistruar fitoren e pesë në 6 ndeshje në ring.
Ndërkohë një paraqitje mjaft e mirë edhe nga boksieri durrsak i prespektivës, Ardit Murja, i cili i fitoi të dyja takimet kundër italianit dhe kroatit.
Xhafer Kaza fitoj të parën dhe humbi në finale, ndërsa Ergys Toçi u mposhtën në sfidën e parë dhe barazoi në të dytën, edhe pse pati probleme me njërën dorë.
“Jam shumë i kënaqur nga paraqitja e sportistëve të mi në këtë aktivitet, ku ne e përfaqësojmë Shqipërinë për herë të tretë radhazi. Kombëtarja shqiptare, ku dominuan boksierët e Teutës, dominoi në këtë turne, duke regjistruar më tepër fitore se çdo shtet tjetër. Disa nga sportistët tanë patën ndeshje të mëdha, duke bërë që ne të shpalleshim ekipi më i mirë i turneut “Internazionale Delle Aquile”. Dua t’i përgëzoj të gjithë”, tha trajneri Enton Kikrri për “DurrësLajm”.
Boksierët që morën pjesë sipas peshave:
Andrea Dalipi 54 KG Elite (Teuta)
Ardit Murja 60 KG Elite (Teuta)
Xhafer Kaza 67 KG Senior (Kamza)
Jurgen Hajri 70 KG 2009 (Shijak)
Leo Xhangoli 75 KG 2006 (Teuta)
Ergys Toçi 75 KG Senior (Teuta)