Ambasada amerikane në Bejrut iu bëri qytetarëve të saj që të largohen menjëherë nga Libani me çdo biletë të disponueshme apo mjeti transporti për shkak të tensioneve në rritje në Lindjen e Mesme.
Një paralajmërim të ngjashëm bëri dhe Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy, i cili tha se situata rajonale mund të përkeqësohet me shpejtësi.
Irani është zotuar për një hakmarrje kundër Izraelit, të cilin e fajëson për vdekjen e shefit të Hamasit Ismail Haniyeh në Teheran të mërkurën. Vrasja e tij erdhi disa orë pasi Izraeli vrau komandantin e Hezbollahut Fuad Shukr në Bejrut.
Hezbollahu me bazë në Liban, një grup i mbështetur nga Irani, mund të luajë një rol të rëndë në çdo hakmarrje të tillë, e cila nga ana tjetër mund të shkaktojë një përgjigje serioze izraelite.
Ambasada amerikane deklaroi se ata që zgjedhin të qëndrojnë në Liban duhet të kenë plane emergjence dhe të jenë të përgatitur të strehohen në vend për një periudhë të gjatë kohore.
Pentagoni tha më herët se po vendoste anije luftarake dhe avionë shtesë në rajon për të ndihmuar në mbrojtjen e Izraelit nga sulmet e mundshme nga Irani dhe mbështetësit e tij.