Policia e Durrësit ka reaguar për plagosjen me thikë të ndodhur mesditën e sotme në lagjen nr.6. Sipas njoftimit zyrtar, mësohet se autori i dyshuar është me probleme mendore.

Ai u kap brenda pak minutash dhe u shoqërua në komisariat, ndërsa i plagosuri ndodhet në spital.

Policia informon se: “Në lagjen nr. 6, Durrës, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi R. Ll., rreth 45 vjeç (me probleme të shëndetit mendor) dyshohet se ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin V. P., rreth 60 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë, pas marrjes së njoftimit, brenda pak minutash kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e shtetasit R. Ll., në Komisariat, për veprime të mëtejshme.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.