Ka mbërritur në Gjykatë, autori i dyshuar i vrasjes së Egli Progës, krim i ndodhur pasditen e së shtunës (10 gusht) në lagjen nr.1 të qytetit të Pogradecit.
Denis Meçe mbërriti në ambientet e Gjykatës së Korçës për t’u njohur me masën e sigurisë.
Gjithashtu në institucionin e drejtësisë mbërrinë dhe tre të akuzuarit për moskallëzim krimi Voltan Shulku, Arian Manellari, Leonidha Guçe për moskallëzim krimi.
Në ambientet e jashtme të godinës ndodhen edhe familjarë të viktimës, mes tyre motra e Egli Progës, e cila kërkonte të shikonte autorin e dyshuar të krimit dhe të arrestuarit e tjerë.
Familja e viktimës ka pretenduar se policia ka fshehur vrasjen e 42-vjeçarit, duke deklaruar se Elgi Proga kishte vdekur pasi është rrëzuar në rrugë në gjendje të dehur. Gjithashtu kanë deklaruar se në vrasjen e tij nuk është përfshirë vetëm një person, por hedhin akuza për krim të ndodhur në bashkëpunim.