Vatra e zjarrit e krijuar ditën e sotme në lagjen Kaprre të Shalës është vënë në kontroll dhe nuk ka rrezik për banesa pranë vendit.

Të angazhuara, në operacionin për shuarjen e flakëve të zjarrit janë :

-Forcat zjarrfikëse të PMNZ Shkodër

-Specialistë të Administratës së Zonave të Mbrojtura

-Punonjës të Njësisë Administrative Shalë

-Specialistë të Shërbimit Pyjor

-Banorë  të zonës

Falë angazhimit të të gjithë strukturave është bërë e mundur izolimi i vatrës së zjarrit e cila vijon ende të mbahet në monitorim për shkak të erës që favorizon përhapjen e flakëve.

Nga ana e strukturave të emergjencave civile të Bashkisë Shkodër po mbahet koordinim i vazhdueshëm me strukturat e Emergjencave Civile të Prefekturës Shkodër dhe Agjensinë Kombëtare të Mbrotjes Civile.

Për shkak të situatës së krijuar, grupet e angazhuara do të jenë në terren edhe gjatë natës me qëllim që të mbahet nën monitorim situata e kësaj vatre zjarri të shfaqur rreth orës 13:00 të ditës së sotme.