Denis Meçe i akuzuar për vrasjen e Egli Progës ka ofruar siguri pasurore për t’u liruar nga qelia.
Ai ka kërkuar nga gjykata, përmes avokatit të tij, që të lihet në masën e sigurisë “arrest shtëpie” ose të lihet i lirë përmes një garanci pasurore.
Mësohet se avokati mbrojtës i ka kërkuar gjykatës masën e sigurisë “arrest shtëpie” ose garanci pasurore me vlerën e 1 milion lekë të reja, sipas tij, një vlerë e konsiderueshme që i garanton gjykatës, se nëse Meçe i fshihet drejtësisë, dëmi ekonomik do të jetë i madh.
Gjykata vendosi masën e sigurisë arrest me burg për Denis Meçe ndërkohë që përplasje ka midis prokurorisë e policisë së shtetit për parregullsi në dokumentimin e ngjarjes.