Shenjat e tërmetit të 2019-ës, duken ende në Krujë. Kulla e sahatit, monument kulture, është ende mes hekurave dhe trarëve, që funksionojnë si strukturë përforcimi.
Por për specialistët, kjo ndërhyrje në këtë monument është edhe më komplekse sepse formacioni shëmbor mbi të cilën ndodhet kulla është çarë.
Pirro Thomo: Formacioni gjeologjik shumë i brishtë dhe i dëmtuar. Jemi në fazën ku po punohet për projektin, për konsolidimin e shkëmbit.
Së pari, duhet lidhja e këtij formacioni shkëmbor, që të shmangen lëvizjet gjeologjike që mund ta dëmtojnë edhe më shumë kullën historike.
Për Fondacionin Trashëgimia Kulturore pa Kufij që po ndjek punimet në terren, në një përgjigje për Tv Klan thotë se deri më tani në kullën e sahtit ka përfunduar vetem faza e përforcimit emergjent.
Sipas tyre, jo vetëm gjeologjia, por edhe gjendja e monumentit e bën komplekse ndërhyrjen e shumëanshme.
Restaurimi i kullës së sahatit ka nisur në vitin 2021, ndërsa CHëB, sa i takon përfundimit të punimeve, përgjigjet se ka nevojë për shumë kohë. A.K.