Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur zyrtarisht linë e majmunëve si emergjencë globale.

Deri tani numërohen 517 të vdekur në Afrikë, ndërkohë që Kreu i OBSH ka vënë theksin tek rëndësia e veprimeve të koordinuara për parandalimin e përhapjes së virusit.

Mjeku dhe eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho, i ftuar në një intervistë televizive, ka bërë të ditur se është konfirmuar edhe rasti i parë jashtë Afrikës, në Suedi.

Sipas tij, situata kërkon më shumë vëmendje.

“Para pak orësh është konfirmuar edhe rasti i parë i Lisë së Majmunëve jashtë Afrikës në Suedi, të një personi që vinte nga Afrika Qendrore.

Kemi një përsëritje të një situatë të shpërthimit të para dy viteve kur u konstatua më shumë raste në mbi 100 vende të botës, por në atë kohë bëhej fjalë për nëntipin 2 i cili ka vdekshmëri të ulët.

Tani bëhet fjalë për një situatë e cila kërkon më shumë vëmendje veçmas në rastet kur është numri më i madh i rasteve në Afrikë, por konstatimi i rastit të parë jashtë Afrikës, kon firmon se vëmendja e OBSH-së nuk është pa vend.”

Por sipas, dr.Dasho, Evropa ka mekanizma efektive kundër pandemive dhe se  eficenca e transmetimit të këtij virusi është shumë më e ulët se e Covid 19.

“Evropa që me pandeminë e Covid, ka krijuar mekanizma për t’ju përgjigjur pandemive që janë shumë efektive. Arrihet mobilizimi i burimeve shumë shpejt dhe në rastin e Lisë së Majmunëve duhet thënë se nuk ka eficencën e transmetimit sikurse Covid.

Nëse për covid bëhet fjalë për miliarda përsosna të infektuar në tërë botes, në këtë rast kemi shumë më shumë raste më pak, eficenca e transmetimit është shumë më e ulët.

Nuk përhapet me atë eficencë si covid dhe Evropa i ka të gjitha mekanizmat për të parandaluar përhapjen e mëtejmë të infeksionit.

Besoj se janë të gjithë mekanizmat për tu përgjigjur situatave klinike që kërkon një ndjekje mjekësore dhe një fushatë vaksinimit duhet të jetë i gatshëm.”