Aktivisti Altin Goxhaj është vënë në hetim nga Policia e Tiranës.
Sipas njoftimit të policisë, Goxhaj ka penguar punonjësin e Bashkisë së Tiranës që të kryejë procesin e dezinfektimit, duke pretenduar se po hidhet lëndë helmuese.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3, kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”, parashikuar nga neni 235 i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit Altin Goxhaj.’-thuhet në njoftimin e policisë.