Pasi OBSH shpalli gjendjen e emergjencës globale për linë e majmunit, ekspertët e shëndetit publik thonë se nuk ka vend për panik.
Mjeku epidemiolog Laidon Shapo thotë se edhe para dy vitesh OBSH shpalli emergjence globale për linë e majmunit, por e hoqi atë pasi numri i rasteve u ul.
Sipas mjekëve infeksioni merret vetem përmes kontakteve të ngushta me një të infektuar.
Përveç njollave në lëkurë, infeksioni shoqërohet dhe me shenja të tjera.
Sipas bluzave të bardha, personat e vaksinuar për linë përpara viteve 90 kanë mbrojtje edhe për linë e majmunit.
Vdekshmëria deri më tani, rezulton në 4%. Në 2022-shin një variant më i butë i Lisë së Majmunit u përfap në 100 vende, përfshirë Europën dhe Azinë, duke shkaktuar 140 viktima dhe 87 mijë infektime.