Një 24 vjeçar ka denoncuar në polici zhdukjen e bashkëshortes së tij.

I riu nga Lushnja ka deklaruar në polici se bashkëshortja është larguar nga banesa.

“Në Komisariatin e Policisë Lushnjë është paraqitur shtetasi K. K., 24 vjeç, banues ne Lushnjë, i cili kallëzon se bashkëshortja e tij është larguar nga banesa. Po punohet për gjetjen e saj”, njofton policia.