Mjeku i njohur, Erion Dasho ka folur gjatë një interviste televizive në lidhje me virusin e njohur si “Lija e Majmunit”. Ai thotë se personat që kanë kryer vaksinën e lisë, që i përkasin brezit të 40-vjeçarëve e sipër, sepse para 40 vitesh kjo vaksinë u hoq nga kalendari i vaksinimit, kur pushoi së qarkulluari, kur u zhduk lija si sëmundje, kanë një farë imuniteti edhe ndaj Lisë së Majmunit.

Ai thotë se nuk ka vend për panik.

“Është një situatë e cila po ndiqet me shumë kujdes, me shumë vëmendje këtu në Evropë, nga autoritetet evropiane të shëndetit public”, theksoi ai. Madje jo më larg se dje ka dalë menjëherë udhëzimi në përgjigje të rastit të parë të konstatuar në Suedi dhe është një situatë që ndiqet me shumë vëmendje. Kanë dalë udhëzime të hollësishme për të gjithë vendet anëtare që përfshijnë rekomandimet për qytetarët, rekomandimet për organet e shëndetit publik, rekomandimet për mjekët, pra është nën kontroll.

Rrisku për qytetarët europianë vlerësohet përgjithësisht i ulët, vlerësohet shumë i ulët. Përjashtim bëjnë disa kategori, janë ata që kanë kontakt me persona që kthehen apo udhëtojnë në vendet e Afrikës Qendrore, aty ku është edhe numri më i madh i rasteve të shpërthimit në fjalë.

Nga se shkaktohet?

Ky është një infeksion viral i ngjashën me Linë e Dhenve, i ngjashëm me një sëmundje që ka ekzistuar dikur e tani nuk ekziston më – Linë e Zezë ose Linë- e cila i takon së njëjtës familje virusesh.

E përsëris, sëmundja që qarkullon, më e afërt me Linë e Majmunit, është Lija e Dhenve e cila në një farë mase afron dhe imunitet të kryqëzuar. Kjo do të thotë që fëmijët apo personat që kanë kaluar Linë e Dhenve kanë një mbrojtje më të lartë dhe ndaj Lisë së Majmunit.

Kjo është situatë, e cila për sa i takon rriskut në Evropë, vlerësohet i ulët. Përjashtim bëjnë personat që kanë kontakt me personat që kthehen nga vendet e Afrikës Qendrore dhe përsëri brenda këtij grupi janë të veçuar dhe personat me imunitet të kompromentuar, sidosmo personat që jetojnë me HIV/AIDS, të cilët janë personat që kalojnë format më të rënda të infeksionit nga Lija e Majumitut.

Është një sëmundje që qarkullon; dhe në Europë ka ende raste. Janë raportuar disa qindra raste, por që i përkasin nëntipit tjetër, nëntipit II.

Virusi Mpox sepse tani kjo fjala Lija e Majmunit është pak kontroverse, sepse majmuni nuk është se ka ndonjë rol në këtë sëmundje dhe nuk është as rezervuar. Rezervuar janë disa minj ose disa brejtës të Afrikës Qendrore. Duke qenë se është zbuluar për herë të parë në majmunë i ka ngelur edhe emri Lija e Majmunit po nuk ka ndonjë lidhje me majmunët si sëmundje. Duke qenë se qytetarët e njohin si Lija e Majmunit do të vazhdojmë dhe ne t’i referohemi me këtë term,” nënvizoi Dr. Dasho.