Detaje të reja mësohen për plagosjen e ndodhur ditën e sotme në Komunën e Parisit në Tiranë.
Autori i plagosjes Erjon Goxharaj efektiv policie, dyshohet se ka qëlluar 5 herë në këmbë të plagosurin.
Më pas, ai e ka qëlluar edhe me këmbë, i ka bërë edhe foto dhe është larguar.
Efektivi, që plagosi 45-vjeçarin është ende në kërkim.
Ai e kreu plagosjen, pasi dyshohet se Loren Kosta i ka ngacmuar partneren.
Pas ngjarjes Goxhara është larguar me mjetin e tij, ka mbërritur në banesë dhe ka marrë një çantë me vete. Më pas dyshohet se është larguar drejt Dajtit. Policia ende nuk ka arritur ta lokalizojë dhe arrestojë.