Nga Gëzim KABASHI
Fotot nga Giorgio CUCCIA
Monumenti i Gjergj Kastriotit është përuruar tre ditëmë parë në qytezën kryesore të arbëreshëve të Siçilisë, në Piana degli Albanesi.
Vepra me lartësi 3.5 metra është dhuratë e komunitetit shqiptar nga Kosova, me punë dhe banim në Zvicër, tëcilët tashmë njihen si “Hora e Skenderbeut”.
Monumenti u përurua nga Rosario Peta, kryetar i bashkisë së Piana degli Albanesi, në prani të kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, dhe tëqindra banorëve dhe turistëve.
Monumenti i Skënderbeut, një nga më të mëdhenjtë e instaluar ndër vite në vendet e Europës, është realizuar nga skulptori Gëzim Murriqi, në Graçanisë të Kosovës.
Projekti ka nisur disa vite më parë nga një grup kosovarësh me banim në Bernë dhe Zyrih (Zvicër), nëbashkëpunim me bashkinë e Pianës, që vendasit e quajnë “Hora e Arbëreshëve” në Siçili.
Ceremonia e së premtes përkoi edhe me 30 gushtin e vitit 1488, që njihet si data e themelimit të qytetit Piana deglli Albanesi.
“Shqiptarët që u shpërngulën drejt gadishullit Apenin pas pushtimit otoman të Shqipërisë, u vendosën në rrethinat e Palermos – tha Giorgio Cuccia, një nga aktivistët për promovimin e qytezës arbëreshe.
“Pas lëvizjeve të herëpasherëshme në zonën kodrinore rreth Palermos, ne ruajmë prej shekujsh dokumentet e themelimit të Horës së Arbëreshëve, ose Piana degli Albanesi më 30 gusht 1488 – shton Giorgio Cuccia, i cili dëshmon dokumentet e fotografuara.
Dhjetra qytetarë nga Kosova morrën pjesë në festimet për ditën e shënuar, si dhe për përurimin e monumentit të Skenderbeut.
“Ngritja e monumentit të heroit tonë kombëtar ishtepasojë e vullnetit dhe e dëshirës së madhe të diasporës, dhe realizimi i tij nuk ka patur asnjë tendencë politike – tha më tej përfaqësuesi i shoqatës “Hora e Skenderbeut” në Zvicër.
Veli Berisha, një nga mbështetësit financiarë për projektin e monumentit të Skenderbeut, tha se “ne u pritëm mjaft mirë nga vëllezërit arbëreshë”.
41-vjeçari është i gëzuar për të gjithë veprimtarinë e sëpremtes.
“Tani është koha kur duhet ti ruajmë arbëreshët tanë, që të mos humbasin” – përfundon Veli Berisha, inxhinjeri nga Kosova.
Monumenti i Skenderbeut, realizuar nga skulptori Gëzim Murriqi, u instalua në Piana degli Albanesi 536 vjet pas krijimit të kësaj qyteze, që njohet edhe si “Hora e Arbëreshëve.
Piana degli Albanesi, kohët e fundit po kthehet në njëdestinacion turistik për vizitorët nga Italia, Kosova dhe Shqipëria.