“Perlat e Muzikës Turke” është koncerti që pritet të mbahet në teatrin e Durrësit “Aleksandër Moisiu” ditën e premte më 13 shtator ora 20:00.

Ky koncert mbahet në qytetin tonë në kuadër të Javës së Kulturës Turke në Shqipëri.

Një përzgjedhje e pjesëve më të mira të Ahmet Adnan Saygun dhe Ulvi Cemal Erkin, dy pionierë në fushën e kompozimit të muzikës turke, do të performohen nga artistët e Teatrit të Operas dhe Baletit të Stambollit, për shijet muzikore të publikut shqiptar. Pjesët muzikore përfshijnë melodi popullore nga të gjitha rajonet e Anadollit dhe shpalosin karakterin e muzikës popullore turke në një kuptim universal.

Hyrja është e lirë për të gjithë artdashësit e ata që preferojnë muzikën turke do të kenë mundësi kështu të përjetojnë magjinë dhe emocionet që vetëm tingujt e muzikës dinë të dhurojnë.