Aksident i frikshëm në Durrës, ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën dhe kanë përfunduar në oborrin e një banese.

Ngjarja është regjistruar në rrugën “Azem Hajdari” në Spitallë mëngjesin e sotëm, ku fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar, por dëme të shumta materiale si te mjetet, ashtu dhe te rrethimi i oborrit.

Në fakt ky është aksidenti i dytë brenda pak ditësh po në të njëjtin vend, ku makinat përfundojnë nga përplasja e fuqishme drejt e në oborrin e shtëpisë, ngjarje këto që mund të kishin rezultuar edhe me pasoja fatale.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.