Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në lagjen nr.18 të Durrësit.
Në apartamentin e në një prej pallateve në zonë, një i moshuar është gjetur i pajetë.
Sipas informacioneve paraprake, ende të pakonfirmuara zyrtarisht, i moshuari, rreth 70 vjeç, dyshohet të ketë ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak.
Më herët gjatë paradites së kësaj të hëne, viktima është parë në një prej bar-kafeve të lagjes nr.18, ndërsa kanë qenë familjarët që kanë njoftuar blutë e qarkut për vdekjen e tij.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe më tepër detaje pritet të mësohen në vijim.