Moti i keq që ka përfshirë gjirin e Durrësit ka bërë që Kapitaneria të marrë masa duke urdhëruar flotën e peshkimit të pezullojë për 48 orë lundrimin.
Mësohet se sot dhe nesër (e premte) nuk do të lejohen anijet e peshkimit të dalin në det dhe gjithashtu iu është bërë thirrje edhe anijeve që ndodhen në det të ankorohen pranë portit të peshkimit.
Ndërkohë, linjat e trageteve Durrës-Bari dhe Durrës-Ankona do të vazhdojnë normalisht aktivitetin e tyre si edhe anijet e tonazhit të mesëm dhe të lartë do të vazhdojnë punën.