Plas sherri me grushte mes dy grave në Durrës. Policia njofton se një sherr për motive të dobëta është bërë shkak që një 49-vjeçare të godasë me grusht në fytyrë një tjetër grua.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen T. B., 49 vjeçe, banuese në Durrës, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grusht në fytyrë, shtetasen R. S.”, njofton policia e Durrësit.