Gara e shpejtësisë me makina, Formula 1 është përfshirë në një skandal, pasi një prej Skuderive ka tentuar një manovër ndryshimi në “njëvëndëshet” e saj për rritje të performancës, pa marrë miratim.Gjithçka ndodh në prag të Çmimit të Madh të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, raundi i 19-të i Kampionatit Botëror 2024.
Ky skandal vjen pas dyshimeve të FIA-s për krahët fleksibël, në lidhje me mini-DRS e përdorur nga McLaren në Spa, Monza dhe Baku.Përpara garës në Austin, një tjetër rast i ri hedh hije dyshimi në kampionatin më prestigjioz të “njëvendësheve” në botë. I cili këtë vit, pasi i dha fund dominimit të Red Bull dhe Max Verstappen, është më i ekuilibruar se kurrë me katër ekipe, që garojnë për fitore dhe podiume.
Sipas asaj që zbuloi Autosport, kanë lindur dyshime për një ekip të Formula 1 që përdor një truk të paligjshëm gjatë fundjavave të garave. Konkretisht, kjo skuadër akuzohet për ndryshimin e lartësisë nga toka të “njëvendëshes”, nëpërmjet një sistemi që nuk e lejon rregullorja.Ky modifikim areodinamik, shkel dy nene të rregullors teknike aktualisht në fuqi në Formula 1 (neni 40.2 dhe neni 40.9).
Ai i lejonte çdo mekaniku të ndryshonte me lehtësi lartësinë nga toka të makinës midis periudhës së kualifikueseve dhe garës.
Me fjalë të thjeshta ndryshimi i strukturës aerodinamike të kabinës së pilotit e lejon “njëvendëshen” të performojë më mirë në kualifikuese. Megjithatë FIA nuk ka ndërhyrë ende për të zgjidhur këtë çështje, sepse kërkon prova më të qarta. Emri i skuderisë që tentoi një manovër të tillë nuk bëhet me dije.