Deputetë të Partisë Demokratike dhe përfaqësues të opozitës ndodhen tashmë në rrethrrotullimin e Shkozetit, në vendin ku pritet të mbahet mosbindja civile. Mësohet se protestuesit do të bllokojnë edhe dy anët e autostradës Durrës-Tiranë.

Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Jola Hysaj shprehet se qytetarët do bllokojnë aksin për gati tre orë, në shenjë protestë për qeverisjen, që sipas saj po instalon dikaturën në vend.