Erjon Meka u betua sot në Kuvend si deputeti i Partisë Socialiste për Qarkun Durrës.

Pas betimit, Meka shprehet përmes një postimi në rrjetet sociale se i është mirënjohës qytetarëve të Durrësit.

Ai shton se synimi i tij është “t’i shërbej komunitetit me integritet, transparencë dhe me një fokus të qartë drejt zhvillimit të qëndrueshëm të Durrësit dhe përmirësimit të jetës së çdo qytetari.”

Postimi i plotë:

Sot, me përulësi dhe ndjenjë të thellë përgjegjësie, u betova si deputet i Partisë Socialiste për Qarkun Durrës në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë. Jam thellësisht mirënjohës për besimin e qytetarëve të Durrësit dhe për mbështetjen që më keni dhënë.

Ky mandat është një përgjegjësi e madhe, të cilën e pranoj me angazhim dhe përkushtim të plotë për të përfaqësuar sa më denjësisht interesat tuaja. Synimi im është t’i shërbej komunitetit me integritet, transparencë dhe me një fokus të qartë drejt zhvillimit të qëndrueshëm të Durrësit dhe përmirësimit të jetës së çdo qytetari.

Faleminderit për mbështetjen dhe besimin tuaj të çmuar!