Ish-presidenti i SHBA-ve, Donald Trump do të fillojë një proces gjyqësor ndaj pronarëve të “Twitter” dhe “Facebook”, Jack Dorsey dhe Mark Zuckerberg, pasi i ndaluan përdorimin e rrjeteve sociale.
Paditë thuhet se do të përqendrohen në atë që Trump pretendon se është një model paragjykimi ndaj mbështetësve të tij në rrjetet sociale.
Kujtojmë që ish-presidenti Trump u ndalua nga “Facebook” dhe “Twitter” pas sulmit në Capitol në fillim të këtij viti, me arsyetimin se nxiti protesta të dhunshme për mos certifikimin e zgjedhjeve për president.





