Një zjarr ka shpërthyer në katin e tretë të një banese në qytetin e Shkodrës paraditen e sotme. Burime të policisë lokale bënë të ditur se zjarri ka rënë në një ambient, i cili shërbente si magazinë.
Banesa në fjalë gjendet në lagjen “Daniel Matlia” dhe nga të dhënat e para bëhet fjalë vetëm për dëme materiale.
Grupi hetimor në vendngjarje po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.