15 shkolla 9-vjeçare publike dhe jo publike të Durrësit kanë nisur sot garimin me njëra-tjetrën në edicionin e dhjetë të Festivalit të Këngëve Korale, të organizuar nga Qendra Kulturore e Fëmijëve.

Rreth 450 nxënës janë angazhuar në koret respektive të secilës shkollës, ndërkohë që fituesit e këtij edicioni do të shpallen më datë 14 nëntor, ditën e 80-vjetorit të çlirimit të qytetit.

“Marrin pjesë 15 shkolla 9-vjeçare publike dhe jo publike të bashkisë Durrës. Ky festival organizohet në kuadër të 14 nëtorit, ditës së çlirimit të qytetit. Po ashtu përkon edhe me muajin e festave të fund nëntorit. Është menduar që finalja do të zhvillohet në ambient të hapur, ku të gjithë koret finaliste do të këndojnë të gjithë së bashku, të dirigjuar nga dirigjentë profesionist para bashkisë, ditën kur do të jetë edhe ceremonia e festës së 14 nëntorit”,- thotë Arian Plaku, përgjegjësi i sektorit të artit pranë QKF Durrës.”– tha Arian Plaku, përgjegjësi i sektorit të artit pranë QKF Durrës.

Për dy ditë me radhë, të gjitha koret pjesëmarrëse në këtë festival do të performojnë para jurisë himnin kombëtar, që është interpretim i detyrueshëm, ndërsa dy këngët e tjera korale janë përzgjedhur nga repertori shqiptar i këngëve patriotike.

M.B.