Është ndërprerë ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës, me tifozët rumunë që po bëjnë thirrje raciste.
Tifozët vendas janë futur në fushë, kanë hedhur edhe ulëse të stadiumit dhe kanë thirrur: “Kosova është Serbi”.
Policia e Rumanisë është futur në fushë, ndërsa janë hedhur gjësende të forta nga huliganët rumunë. Lojtarët e Kosovës janë futur në zhveshtore, pasi siguria e tyre është në nivelin më të ulët.