Një projekt dedikuar gjuhës shqipe dhe historikut të saj, u prezantua një ditë më parë nga disa gjimnazistë të shkollës jopublike “Mihal Ekonomi”.

Nën drejtimin e mësueses së lëndës Histori – Gjeografi, Yllka Rustemi, një pjesë e nxënësve i dedikuan një studim të veçantë historikut të gjuhës shqipe dhe përpjekjeve të atdhetarëve shqiptarë ndër shekuj për shkrimin e gjuhës më të vjetër në Ballkan.

Prezantimi i projektit të punuar nga gjimnazistët ishte konceptuar në formën e një programi artistik, ku nuk munguan edhe poezitë e këngët patriotike të kënduara nga vetë nxënësit.

Për historianin Kadri Tarelli ky projekt merr një rëndësi të veçantë në këtë kohë, kur gjuhëtarët shqiptarë janë të shqetësuar nga shtrembërimet që po pëson shqipja standarte. sinrkon

Më 22 nëntor, do të festohet zyrtarisht për herë të parë dita e Alfabetit të gjuhës shqipe, një datë kjo që ka simbolikë të veçantë dhe specifikon momentin më të madh unifikues të shqiptarëve.