Bashkia e Durrësit ka shpërndarë certifikata mirënjohje dhe shpërblimeve financiare për 59 nxënës ekselentë të shkollave 9 vjeçare të qytetit bregdetar.
Në postimin e saj në rrjetet sociale kryebashkiakja Emiriana Sako shkruan se “Ne do t’i vlerësojmë gjithmonë nxënësit të cilët kanë rezultate të shkëlqyera e që janë krenari jo vetëm për familjet e tyre, por edhe për qytetin.”
Postimi i plotë:
Nga shpërndarja e çertifikatave të mirënjohjes dhe shpërblimeve financiare për 59 nxënës ekselentë të shkollave 9 vjeçare të Durrësit.
Ne do t’i vlerësojmë gjithmonë nxënësit të cilët kanë rezultate të shkëlqyera e që janë krenari jo vetëm për familjet e tyre, por edhe për qytetin.
Është pikërisht ky brez i ri që do të çojë përpara qytetin tonë.