Një klinikë e re fizioterapie, e pajisur me teknologjinë më të avancuar për kurimin e traumave, ka hapur dyert vetëm pak muaj më parë në Durrës.

Me një staf profesionistësh dhe gamë të gjerë aparaturash mjekësore klinika “Volga” ofron të gjitha trajtimet e nevojshme për kurimin e traumave apo patologjive, që lidhen me sistemin muskulor – tendon.

“Terapia manuale është gjithmonë pika kryesore, por nganjëherë, me duar, nuk mund të depërtojmë deri në thellësi e për këtë na vijnë në ndihmë teknologjitë e avancuara. Për çdo patologji është një aparaturë e posaçme.

Kemi magneto-terapi që vepron shumë mirë mbi problemet kronike, kemi lazerin, kemi shock-wave (valët goditëse) fokale dhe radiale. Është aparatura më e njohur teknologjike, që vepron tek dhimbjet në indet e buta dhe indet më të thella, tendinat”,- thotë fizioterapistja Viktorija Xharra.

Rifitimi në një kohë sa më të shkurtër i funksioneve të humbura tek pacientët është prioritet i punës së fizioterapistëve profesionistë, gjë që duket më së miri në rikuperimin e shpejtë dhe të plotë të personave, që i drejtohen klinikës “Volga”.

“Kemi të gjitha aparaturat e nevojshme për të kuruar sistemin muskulor-tendon. Këto aparatura janë mjaft efektive duke ofruar përfitime të shumta tek pacientët siç janë lehtësimi i shpejtë i dhimbjes, përmirësimi i qarkullimit të gjakut dhe përshpejtimi i procesit të rikuperimit”.

Një nga ‘armët” më të forta të klinikës “Volga” është pa diskutim palestra e saj. Terapia manuale, e kombinuar me efikasitetin e aparaturave mjekësore dhe ushtrimet fizike në palestër garantojnë për pacientët rikuperimin gradual dhe kurimin e plotë të patologjive të shfaqura në sistemin muskulor apo atë skeletor.

“Kemi jo vetëm teknologjinë më të avancuar por edhe një palestër, që e përdorim pas çdo trajtimi sepse është i domosdoshëm aktiviteti sportiv si pas traumave, ashtu edhe pas protezave për rikthimin e qëndrimit normal të pacientit.

Për të gjithë ju që doni të merrni një trajtim mjekësor profesional, zgjedhja juaj duhet të jetë një dhe e vetme, klinika ‘Volga”, në lagjen nr.1.

M.B.