Një 22-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi u kap me mbi 2 kg kokainë të pastër në banesën e tij. Sipas mediave italiane, i riu shqiptar ishte person me precedentë penalë të skeduar nga policia italiane.

Policia italiane ka kryer një kontroll në banesën e tij pas disa denoncimeve të banorëve të zonës për lëvizje të dyshimta rreth shtëpisë ku banonte i dyshuari. Nga hetimet e mëtejshme të kryera nga efektivët, u identifikua vendi ku jetonte i riu dhe pasi u kap dhe u identifikua, i është nënshtruar kontrollit.

Gjatë kontrollit, u gjetën dhe u sekuestruan dy blloqe të mbushuara me lëndë narkotike, të cilat ishin të fshehura në dyshekun e shtëpisë së 22-vjeçarit shqiptar. Sipas policisë, u gjetën mbi 2 kg lëndë narkotike me një vlerë prej rreth 180,000 euro.

22-vjeçari pas arrestimit u dërgua në burgun Port’Aurea në Ravenna, me urdhër të Prokurorisë, teksa po hetohet edhe për rrjetin e bashkëpunëtorëve, kryesisht furnizuesve të dorës së parë dhe shpërndarësve me doza.