Pjesëmmarja e njërit prej pilotëve të Racing Bull, skuderisë dytësore të Red Bull, ishte në dyshim. Bëhet fjalë për Yuki Tsunodan dhe garën e tretë amerikane, atë të Las Vegas.Japonezi rrezikonte të mos hynte në Çmimin e Madh të Amerikës pas kontrollove doganore. Piloti aziatik ka qenë i pranishëm në 2 garat e mëparshme të SHBA-ve, ajo e Austin dhe në Miami pa patur telashe në hyrjen në territorin amerikan. Megjithatë, shoferi i talentuar ia doli të siguronte aktivizimin në garën e madhe të qytetit të kazinos.

“Nuk më lejuan të sillja një mik apo dikë familjar. Doja të telefonoja ekipin tim , por asgjë nuk më lejohej në ato çaste. Ndoshta në kontrollin doganor nuk e morën fare ndërmend që isha pilot në F1. Më pas më pyetën për rrogën dhe e kuptuan.Besoj problem ishin pizhamat e mia. Ishte shumë e pakëndshme. Në fund kalova pa probleme, por është një moment që nuk më ka ndodhur kurrë.”, u shpreh Tsunoda, piloti i F1.