Ka nisur puna për ndërtimin e Parkut Urban në Spitallë, Durrës. Lajmi është dhënë nga kryeministri Edi Rama, i cili me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka ndarë disa imazhe të projektit.
“Ka nisur puna për ndërtimin e Parkut Urban në Spitallë, Durrës, që do ta kthejë këtë zonë të harruar në një hapësirë rekreative në shërbim të qytetarëve, me gjelbërim të shtuar, zonë për këmbësorët, pistë biçikletash, terrene sportive dhe zonë të dedikuar për fëmijë”, shkruan Rama.
Projekti parashikon që mbi kanalin e mbyllur në zonën e Spitallës, të ngrihet një park me hapësira rekreative, pista këmbësorësh, korsi biçikletash, lulishte, pemë, stola pushimi dhe kënde lojërash për fëmijë.