Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore solli sot për artadashësit durrsakë, një koncert të veçantë dedikuar traditës tonë shqiptare.
Nga sheshi “Liria”, anëtarët e Ansamblit Kombëtar përcollën historinë, shpirtin dhe krenarinë tonë kombëtare përmes artit të muzikës dhe valleve popullore.
Koncerti u mbajt për rreth një orë me rastin e festave të 28 dhe 29 Nëntorit, me mbështjetjen e Bashkisë Durrës, Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Teatri Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor Qendra Kulturore “A.Moisiu”.