Autoritetet në Hait, kanë arrestuar 17 persona, si përgjegjës për atentatin e bërë ndaj presidentit të vendit, Jovenel Moise.

Ata njihen si një grup ish-ushtarësh kolumbianë. Në videon e publikuar nga BBC, ata shihen të dhunuar, me rroba të shqyer e duke qëndruar ulur në radhë.

Në atentatin e rëndë ka qenë të përfshirë 28 persona, 17 prej tyre janë arrestuar, 3 janë vrarë dhe 8 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Autoritetet ende nuk kanë ndonjë ide se kush e ka porositur sulmin dhe për çfarë motivi.