Autoritetet shëndetësore në Itali kanë përditësuar të dhënat e fundit të ecurisë së COVID-19 atje.

Në njoftimin zyrtar thuhet se gjatë 24 orëve të fundit, në vendin fqinj, janë regjistruar 1.390 persona të infektuar.

Nga krahu tjetër, për fat të keq, 25 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me virusin, raporton ANSA.

Lajmi i mirë është se gjatë 24 orëve janë shënuar 1.434 të shëruar. Në njoftim thuhet më tej, se njësitë e kujdesit intensiv po pranojnë më pak pacientë të shtruar, si dhe numri i personave që ndodhen në spitale ka rënë gjithashtu.