Po afrohen festat e vitit të Ri dhe natyrisht të gjithë prindërit, gjyshërit dhe të afërmit e fëmijëve do t’u bëjnë dhurata, kush e kush më të mirë e më të shtrenjtë.

Por edhe fëmijët mezi po i presin. Atyre u është kërkuar, që të sillen mirë apo të realizojnë diçka, që nuk e kishin realizuar më parë dhe për ta nxitur i është premtuar një dhuratë, që fëmija e dëshironte fort.

Po afrohet dita, kur do të shohin se u është realizuar dëshira apo jo?

Pra, ja kanë dalë të jenë aq të zot, sa ta meritojnë t’u plotësohet dëshira.

Dhurata e të rriturit duhet të jetë diçka e menduar, e përzgjedhur, me një qëllim të caktuar dhe natyrisht i duhet dhënë rëndësi edhe momentit të dhurimit.

Ky veprim i thjeshtë për fëmijën ka efekt të jashtëzakonshëm.

Ai është i përfshirë nga ngazëllimi, që i rrituri, arritjet e tij, i sheh po aq të rëndësishme sa dhe fëmija vetë, madje i dhuron dhe dhuratë për këtë arritje.

Pra të dy janë bashkëudhëtarë në këtë proces dhe ai, fëmija, nuk është vetëm dhe kjo është shumë e rëndësishme.