Kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako, ka mirëpritur një delegacion të përbërë nga kryetare dhe përfaqësuese të 12 bashkive nga Moldavia, në kuadër të një vizite studimore të organizuar nga UN Women Albania, UN Women Moldova dhe CALM.
Gjatë takimit, delegacioni u njoh me përvojat e Bashkisë Durrës në lidhje me buxhetimin e përgjigjshëm gjinor, buxhetimin me pjesëmarrje dhe integrimin e perspektivës gjinore në shërbimet sociale vendore.
Postimi i plotë:
Mirëpritëm në Durrës delegacionin e kryetareve dhe përfaqësueseve të 12 bashkive nga Moldavia, në kuadër të vizitës studimore të organizuar nga UN Women Albania, UN Women Moldova dhe CALM- Kongresi i Autoriteteve Vendore të Moldavisë.
Gjatë takimit e njoha delegacionin me përvojat e Bashkisë Durrës mbi buxhetimin e përgjigjshëm gjinor, buxhetimin me pjesëmarrje dhe integrimin e perspektivës gjinore në shërbimet sociale vendore. Si kryetare e shoqatës së Bashkive të Shqipërisë, shpreha vullnetin politik, bashkëpunimin dhe vizionin institucional të bashkisë për shpërndarjen e drejtë të burimeve financiare bazuar në nevojat reale të grave, vajzave, burrave, djemve.
Vizita e delegacionit nga Moldavia, vijoi në Qendrën “Fuqizojmë Komunitetin”, ku u prezantuan praktika konkrete të angazhimit komunitar dhe mbështetjes sociale. Shkëmbimi i eksperiencave mes bashkive Shqipëri–Moldavi forcon qeverisjen vendore gjithëpërfshirëse dhe ndërton ura të reja bashkëpunimi.





