Marvin Myshketa, me këngën “Natën”, të autorit Hamit Skilja rrëmbeu kupën e edicionit të 37-të të festivalit të këngës për fëmijë “Tingujt e Adriatikut”.

Mes 21 këngëve pjesëmarrëse, të interpretuara nga 28 solistë të vegjël 11-vjeçari u vlerësua nga juria e festivalit si kënga fituese për grupmoshën 11-14 vjeç, ndërsa në kategorinë 7-10 vjeç çmimin e parë e mori kënga “Ditë e re”, e kënduar nga Amina Zegullaj.

Mes çmimeve të tjera të ndara nga juria spikasin ato për kategorinë “Dueti më i mirë” dhe “Interpretimi më i mirë”, në të cilat triumfuan binjaket Agona dhe Geora Katundsi me këngën “Nëna ime mbretëreshë” dhe Suzi Kollçaku me “Në festën time”.  

Mes 21 këngëve në garë, juria profesioniste e pati shumë të vështirë të zgjidhte më të mirat e festivalit, pasi siç thekson edhe anëtarja Manjola Lloja Bushati niveli artistik ishte shumë i lartë.

Për të gjithë pjesëmarrësit në këtë edicion të festivalit “Tingujt e Adriatikut”, të organizuar nga Qendra Kulturore e Fëmijëve Durrës, ishte menduar një surprizë e veçantë, një këngë e kompozuar nga Erion Sheqeri dhe tekst të Irena Hoxhës, e cila bëri bashkë në skenë 28 artistët e vegjël, të cilëve u mbetet një kujtim i bukur që do t’i shoqërojë gjatë.

Çmimet e festivalit “Tingujt e Adriatikut”:

Kategoria 1

(Mosha 7-10 vjeç)

Çmimi i pare – Dite e re

Muzika: Kristi Bello

Teksti: Mimoza Bici

Orkestrimi: Kristi Bello

Kendon: Amina Zegullaj

Çmimi i dyte – Drite dhe miresi

Muzika: Seit Mema

Teksti: Seit Mema

Orkestrimi: Seit Mema

Kendon: Emili Agushi

Çmimi i trete – Diell une e ti stuhi

Muzika: Ana Lamçe

Teksti: Kiara Juba

Orkestrimi:Endri Dibra

Kendojne: Emili Kasa dhe Heidi Ramadani

Kategoria 2

(Mosha 11-14 vjeç)

Çmimi i pare – Naten

Muzika: Hamit Skilja.

Teksti: Hamit Skilja

Orkestrimi: Hamit Skilja

Kendon: Marvin Myshketa

Çmimi i dyte – Tingujt na bashkojne

Muzika: Ermal Laho

Teksti: Amariliz Percakaj

Orkestrimi: Ermal Laho

Kendon: Eslin Kurti

Çmimi i trete-  Rockstar

Muzika: Ilir Selimi

Teksti: Shpetime Selimi

Orkestrimi: Ilir Selimi

Kendon: Hana Tershalla

Dueti me i mire – Nena ime mbretereshe

Muzika: Melodajn Macaku

Teksti: Etmond Mancaku

Orkestrimi: Melodajn Mancaku

Kendojne: Agona dhe Geora Katundsi

Interpretimi me i mire – Ne festen time

Muzika: Ermal Laho

Teksti: Kiara Juba

Orkestrimi: Ermal Laho

Kendon: Suzi Kollçaku

Teksti me i mire- Diell une e ti stuhi

Teksti: Kiara Juba

Vokali me i mire – Emili Agushi

Kenga hit – Nata

Muzika: Hamit Skilja.

Teksti: Hamit Skilja

Orkestrimi: Hamit Skilja

Kendon:Marvin Myshketa

Çmim special – Ndjese me nje leter

Muzika: Ylli Ramzoti

Teksti: Mimoza Tola

Orkestrimi Ylli Ramzoti

Kendon: Natali Sofija

M.B.