Protestat kanë shpërthyer në Siri pas djegies së një peme Krishtlindjesh në një nga qytezat e Damaskut, duke nxitur thirrje që autoritetet e reja islamike të ndërmarrin hapa për të mbrojtur pakicat.

Disa persona të maskuar kanë hedhur një lëng të paidentifikuar mbi pemën e Krishtlindjes në sheshin kryesor të Suqaylabiyah, një qytezë me shumicë të krishterë në Sirinë qendrore.

Ngjarja ndodhi një natë përpara se të krishterët në Siri të përgatiteshin për të festuar Krishtlindjen. Ishte e paqartë nëse burrat në video po përpiqeshin ta përhapnin zjarrin apo ta shuanin atë.

HTS, grupi që udhëhoqi kryengritjen që rrëzoi presidentin Bashar al-Assad, tha se disa luftëtarë të huaj ishin arrestuar për incidentin. Përfaqësuesit e grupit kanë premtuar të mbrojnë të drejtat dhe liritë e pakicave fetare dhe etnike në Siri.

Pamjet e CNN nga protestat tregonin një përfaqësues fetar nga grupi rebel qeverisës HTS që siguronte turmat që ishin mbledhur në Suqaylabiyah se pema do të riparohej para mëngjesit. Ai më pas ngriti lart një kryq në shenjë solidariteti.

Siria është e lirë, të huajt duhet të largohen”, – brohorisnin protestuesit duke ju referuar luftëtarëve të huaj që HTS thotë se ishin fajtorë për incidentin.