Alketa Tragaj do të jetë drejtoresha e re e qendrës kulturore “Aleksandër Moisiu” Durrës.
Prezantimi i saj ëshë bërë mëngjesin e sotëm në ambientet e QK-së.
Më përpara Tragaj, e cila për artdashësit durrsakë njihet si piktore e talentuar, ka mbajtur postin e përgjegjëses së galerisë së artit pamor “Nikolet Vasia”.
Tragaj zëvendëson në këtë detyrë ish-drejtorin Elio Bajramaj.