Një 15-vjeçare nga qyteti i Gjirokastrës është dërguar pa shenja jete në spital pasditen e sotme. Nga të dhënat e para dyshohet se ajo është vetëvarur. Burimet bëjnë të ditur se vajza është vetëvarur në mjediset e shtëpisë së saj në lagjen “18 Shtatori”. Ka qenë babai i saj ai që e ka dërguar me urgjencë në spital, por për fat të keq ajo kishte ndërruar jetë.

Njoftimi i policisë:

Gjirokastër/Informacion paraprak

Rreth orës 17:00, në spitalin e Gjirokastrës është çuar nga babai i saj, pa shenja jete shtetasja E. M., 17 vjeçe, banuese në Gjirokastër.

Nga veprimet  paraprake,  dyshohet se 17 vjeçarja është vetëvarur në banesë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.