Komisioni Rregullator në KQZ ka miratuar me 5 vota pro modelin e fletës së votimit për diasporën.

Sipas propozimit të tyre, fleta e votimit për emigrantët (që sipas kodit duhet të ketë elemente dalluese nga ajo për votuesit brenda vendit) krahas emrit në fillim të fletës FLETË VOTIMI NGA JASHTË nga mbrapa do të ketë dy shirita vertikalë në ngjyrë të përafërt me të kaltrën. (në mënyrë që kur të jetë e palosur të dallohet nga fletë e votimit të votuesve brenda vendit).