Pas daljes nga spitali, Parashqevi Simaku i është rikthyer jetës normale. Këngëtarja shqiptare takohet me miq e të njohur dhe shpesh shihet duke kënduar.
Biznesmeni Elton Ilirjani ka postuar një video të Simakut e cila është takuar me Mira Konçin dhe mbesën e saj, Ina Simakun.
Serenata e famshme korçare, “Kur vjen behari” është kënga që ato interpretojnë, ndërsa Parashqevi Simaku duket në nëj gjendje mjaft të mirë shpirtërore.
Ajo qëndroi 4 javë në një spital duke bërë pushim absolut. Pas daljes, artistja u shpreh se shpresonte që të vinte së shpejti në Tiranë duke shënuar rikthimin e saj në një mbrëmje speciale.





